“Situata në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë më e vështirë, kur është fjala për qëndrimin serb”.
Kështu deklaroi kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq.
Jevtiq gjatë qëndrimit në Beograd tha se do të luftojnë në mënyrë demokratike dhe do të mbajnë protesta në Kosovë.“Që të premten do të kemi protesta paqësore në pjesën qendrore në veri të Kosovës, si formë e luftës sonë me një mesazh të qartë, se nuk duam që askush të na mohojë të drejtat elementare të njeriut në shekullin 21. Se nuk duam të jemi qytetarë të një rendi tjetër”, deklaroi ai.
Jevtiq shtoi tutje se “dhuna institucionale ndaj serbëve është në veprim në Kosovë”.
Gjithë ky deklarim i Jevtiq erdhi pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti deklaroi se për t’u zhvilluar zgjedhjet serbe të 3 prillit edhe në Kosovë do të duhej të arrihej një marrëveshje paraprake në mes dy shteteve.
E poashtu nga BE-ja kanë konfirmuar se Qeveria e Kosovës nuk ka pranuar një nga propozimet e paraqitura nga vendet e QUIN-it për këto zgjedhje.
Tashmë nga autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se serbët e Kosovës mund të votojnë në Serbi, por një gjë e tillë nuk është paraparë të jetë e nevojshme që të zhvillohet në territorin e Kosovës./Gazeta Enigma/