Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka dënuar rastin e djegies së dy veturave zyrtare komunale pranë objektit të komunës.
Peci përmes një postimi në Facebook, tha që shpreson që autorët të cilët janë përgjegjës për këtë akt kriminal do të dalin së shpejti para drejtësisë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 26.07.2024 në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:39.
Sipas Policisë, zjarrëfikësit kanë shuar zjarrin ndërsa rasti është nën hetime.
Në këtë pjesë të territorit të Kosovës edhe në të kaluarën ka pasur djegie të veturave dhe dëmtim të pronës.
Raste të djegieve të veturave në veri të vendit janë regjistruar edhe më herët.
Në qershor të këtij viti janë djegur dy vetura me targa serbe në Mitrovicë të Veriut, ndërsa në muajin prill, edhe një pjesëtarit të policisë kufitare të Kosovës iu dogj vetura në këtë qytet