Kryetari i Zveçanit mbetet i bllokuar brenda objektit të komunës

Kryetari i Zveçanit mbetet i bllokuar brenda objektit të komunës

Kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci ka mbetur i bllokuar brenda objektit të kësaj komune.

Mediat nuk janë lejuar të afrohen atje pasi rrezikshmëria është e lartë që të afrohen afër objektit.

Por raportohet se situata është më e qetë pak se para një ore e gjysmë ndonëse ende po shihen ende qytetarë të maskuar rreth ndërtesës.

Më herët në Zveçan ka pasur edhe përleshje në mes të serbëve të mbledhur dhe Policisë të Kosovës, ku janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Related Articles