Kryetari i Zveçanit, shkarkon nënkryetaren e komunës, Sladjana Pantovic

Kryetari i Zveçanit, shkarkon nënkryetaren e komunës, Sladjana Pantovic

Ilir Peci, kryetari i Komunës së Zveçanit, e ka shkarkuar nënkryetaren e komunës Sladjana Pantovic, raporton Gazeta Enigma.

Ai tha se këtë vendim e ka marrë pasi ajo s’i ka përmbushur detyrat e ka tejkaluar kompetencat

“Sot kam vendosur që ta shkarkoj nga detyra nënkryetaren e komunës, zonjën Sladjana Pantovic. Ky vendim vjen si pasojë e mospërmbushjes së detyrave nga ana e saj, tejkalimit të kompetencave, si dhe mos punës në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës”, ka njoftuar kryetari Peci.

“Pavarësisht kësaj, unë do të vazhdoj të punoj dhe shërbej bazuar në obligimet, detyrat dhe kompetencat e mia si kryetar i të gjithë qytetarëve të Komunës së Zveçanit, pa dallim”, shton ai. /Gazeta Enigma

Related Articles