Kryetarit të Zubin Potokut, i është vendosur stentë në zemër pas sulmit kardiak

Kryetarit të Zubin Potokut, i është vendosur stentë në zemër pas sulmit kardiak

Izmir Zeqiri, kryetari i komunës së Zubin Potokut, para dy ditësh ka pasur një intervenim në zemër ku i është vendosur një stenë.

Ai për Klankosova.tv ka thënë se ka qëndruar tri ditë në spital, ndërkaq ka bërë të ditur se tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Nuk e kam ditur për problemin me zemër, kam shkuar për një ftohje, por më pas mu kumtua që kisha pasur sulm kardiak, kam qëndruar tri ditë në spital, ndërkaq të premtën kam dalë, tani jam mirë”, ka thënë ai.

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, tutje bëri të ditur se nesër do të dal në punë.

Related Articles