Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Gjykatëse Ekaterina Trendafilova, më 21 shtator 2022 do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.
Në këtë takim ajo do të flasë për zhvillimet aktuale në DHSK si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.
Në njoftim thuhet se aktiviteti do të transmetohet drejtpërdrejt në YouTube dhe të gjithë gazetarëve do t’u dërgohet lidhja në internet për të pasur qasje të menjëhershme në incizimin me video.
Pjesëmarrja është e mundur vetëm me regjistrim paraprak.