Kryeziu-Hyseni: Secila fytyrë që del për të folë, më e pakëndshme për historinë e Kosovës

Kryeziu-Hyseni: Secila fytyrë që del për të folë, më e pakëndshme për historinë e Kosovës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, i ka reaguar nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitakut, pasi kjo e fundit paralajmëroi se PDK-ja do të ngritë padi ndaj Kryeziu-Hysenit për “shpifje”.

Kryeziu-Hyseni më herët ka akuzuar PDK-në se kanë lobuar në Bashkimin Evropian për mos heqjen e masave ndaj Kosovës.

“Dy zotërinjtë e PDK-së nuk kanë reaguar për lobimin e tyre që mos t’i hiqen masat Kosovës, por paska reaguar një lobuese tjetër nga PDK, Vlora Çitaku”, shkroi Kryeziu-Hyseni në një postim në Facebook.

“Secila fytyrë që del për të folë më e pakëndshme për historinë e Kosovës. Ndoshta është e udhës të reagoj kjo që është e njohur për këso projektesh, dikur mbronte e shtynte tutje projektin e shkëmbimit territorial sot kinse demanton atë të lobimit për mosheqje të masave për Kosovën. Konsistente në projektet e veta”, u shpreh tutje deputetja e mazhorancës. /Gazeta Enigma

Related Articles