Ballkani ka arritur fitore të madhe në “Fadil Vokrri” ndaj Dinamo Zagrebit.
Kampioni i Kosovës ka mposhtur gjigantin kroat me rezultat solid 2-0.
Almir Kryeziu në minutën e 44’të të takimit realizoi për të hapur llogarinë e golave në Prishtinë.
Për të vulosur fitoren e skuadrës së Ilir Dajës u përkujdes, Hamidi.
Hamidi realizoi gol në minutën e 84’të të takimit.
Pas ndeshjes foli për “Sport1”, Almir Kryeziu.
“Ishte ndeshje e vështirë, dihet se Dinamo është ekip shumë i madh. Kemi dhënë 100% dhe e merituam fitoren. Gjithë stafi në krye me Ilir Dajën po bëjnë punë të mirë. Po e respektojmë fillimisht vetën e pastaj edhe kundërshtarin. Bëmë një ndeshje të madhe sot pas kësaj rriten edhe ambiciet tona që ta kalojmë grupin”, tha Kryeziu.