Laura Kryeziu, analiste politike, ka thënë se pika e shtatë e planit franko-gjerman është jashtëzakonisht shqetësuese.
“Është hera e parë që e shohim pikën shtatë në këtë formulim, e cila është jashtëzakonisht shqetësuese sidomos kur nënvizohet vetë menaxhimi dhe një linjë direkte e financimit me Serbinë”, ka thënë Kryeziu në Rubikon.
Kryeziu tha se delegacioni i Kosovës ua ka borxh qytetarëve t’u shpjegohet se çfarë ndërlidhje ka Asociacioni me pikën shtatë të planit evropian.
Ajo shtoi se ka shumë paqartësi në lidhje me këtë marrëveshje.