Kryeziu: Propozimi i Gërvallës s’ishte hap real e as serioz për zhbllokim të ngërçit

Kryeziu: Propozimi i Gërvallës s’ishte hap real e as serioz për zhbllokim të ngërçit

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se propozimi i Donika Gërvallës nga Lëvizja Vetëvendosje, për kryetare të Kuvendit nuk është një hap as real dhe as serioz drejt konstituimit të Kuvendit dhe zhbllokimit të ngërçit politik.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se VV-ja po zhvillon lojë nervash me partitë opozitare.

“Është një mënyrë për t’i thënë opozitës, atë që në VV e kanë thënë jo formalisht, ’se pas kandidaturës së Albulena Haxhiut, me çfarë kandidatë do vijmë, do kërkoni që t’ua kthejmë Albulena Haxhiun’. VV po zhvillon lojë nervash me partitë opozitare”, ka shkruar Kryeziu.

Në seancën e sotme e cila erdhi pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ku një kandidat ka të drejtë të propozohet vetëm tri herë, Lëvizja Vetëvendosje propozoi një herë Albulena Haxhiun e më pas Donika Gërvallen.

Të dyja nuk morën votat e mjaftueshme për të zënë postin e kryeparlamentares.

Related Articles