Kryeziu: Qeveria bordet i trajton me ndjeshmëri të madhe

Kryeziu: Qeveria bordet i trajton me ndjeshmëri të madhe

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka folur për punën e 100 ditëshit të Qeverisë Kurti, derisa tha se Qeveria është duke bërë punë të jashtëzakonshëm dhe brenda një kohë shumë të shkurtër do të ketë edhe një prezantim  të secilës ministri për punën e saj të përbashkët.

“Është ende fillimi i kësaj Qeverie. Jemi ende në tre mujorshin e parë në prag të 100 ditëshit të qeverisë Kurti 2 dhe ministrit secila prej tyre kanë të përgatitur planet, veprimet e aktivitetet e parapara përgjatë gjithë 4 viteve në shërbim, të prioriteteve të listuara në programin e qeverisë. Është duke u bërë punë e jashtëzakonshëm dhe brenda një kohë shumë të shkurtër meqë jemi në prag të 100 ditëshit do të ketë edhe një prezantim  të secilës ministri për punën e saj të përbashkët”, shtoi Kryeziu.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës i trajton me ndjeshmërinë më të madhe bordet për shkak të rëndësisë që ato kanë për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

“Qeveria e Kosovës i trajton me ndjeshmërinë më të madhe bordet për shkak të rëndësisë që ato kanë për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës përkatësisht bordet e ndërmarrjeve publike. Çdo vendim që është marrë në raport me këto borde është marrë duke pas parasysh dy gjëra. E para urgjencën në të cilën duhet të veprojmë në raport me këto borde të ndërmarrjeve publike si dhe respektimi i procedurave ligjore për të arritur qëllimin tonë. Në disa raste ka borde të cilat kanë borde të përkohshme. Tashmë ka edhe konkurs të hapur publik që të gjithë profesionistët e fushës të mund të i përgjigjen  ftesës për të aplikuar”.

Related Articles