Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar pas arrestimeve të komisionërve të dyshuar për manipulim të votave.
Kryeziu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se arrestimi i këtyre komisionerëve paraqet një dallim të qartë nga praktikat e së kaluarës.
“Ajo që po ndodh sot me arrestimin e komisonerve që manipuluan votat për kandidatë, përbën një dallim të qartë nga praktikat e së kaluarës. Ky ndryshim, të paktën në këtë rast, nuk duket të jetë ende sistemik, por individual dhe i lidhur drejtpërdrejt me integritetin profesional dhe guximin institucional të Kryeprokurorit Petrit Kryeziu, i cili po bëhet shembull i funksionimit të drejtë të institucionit të prokurorisë”, ka shkruar ai.
Kryeziu shpreson që përveç prokurorisë të gjendet edhe një gjyqtar me integritet dhe guxim
“Shpresoj që, përveç prokurorisë, të gjendet edhe një gjyqtar me integritet dhe guxim të krahasueshëm me atë të Petritit, në mënyrë që sektori i drejtësisë të garantojë realisht sundimin e ligjit dhe vlerat demokratike, siç është akti themelor i çdo shoqërie demokratike: zgjedhjet e lira dhe të drejta”, ka shkruar Kryeziu.
Postimi i plotë:
