Kryeziu: Rrahman Jasharaj po bëhet emblema e të drejtave të punëtorëve që nuk i nënshtrohen një pushteti

Kryeziu: Rrahman Jasharaj po bëhet emblema e të drejtave të punëtorëve që nuk i nënshtrohen një pushteti

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar pas tentim-sulmit që i është bërë ditën e sotme kryetarit të SBASHK, Rrahman Jasharaj.

Kryeziu thotë se Rrahman Jasharaj po bëhet emblema e të drejtave të punëtorëve që nuk i nënshtrohen një pushteti, linçimi, e sulmeve fizike.

Ai tutje thekson se sot prindërit do të duhet të ishin në përkrahje të të drejtave të arsimtarëve e jo instrument pushteti për të ushtruar dhunë ndaj grevistëve.

“Demokracia kosovare nuk është vetëm demokraci zgjedhore, por dhe pjesëmarrje e qytetari aktive. Për këtë është shumë më përpara se shtetet e rajonit. Vetëm me aktivizim qytetar për të drejtat tona, ne mund t’i edukojmë autoritetet që të jenë në shërbim të qytetarëve” shkruan Kryeziu në Facebook.

Related Articles