Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu ka reaguar pas dështimit të përpjekjes së 11-të për konstituimin e Kuvendit, me ç’rast ka theksuar se tani nuk është krizë politike por normalitet që e kanë krijuar politikanët.
“Nuk është më krizë politike, është normaliteti që e kanë krijuar politikanët. Vendi pa Kuvend, pa Qeveri, pa Përgjegjësi.”, ka shkruar ai.