Ish gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, tha se tendenca e Serbisë është për ta zhdukur Kosovën jo vetëm veriun.
Ai në emisionin debatues “Këndi i Debatit” në Tëvë1, tha se tendenca e Serbisë është që Kosovën me futë brenda veriut.
“Tendenca e Serbisë janë që mos me pas Kosovë, jo veriun por tendenca me është zhdukë Kosovën ose me futë brenda veriut”, tha Kryeziu.
Ai shtoi se në Kosovë çdo Komunë e ka Komunën paralele.
Sipas tij, kjo ide ka qenë e përfaqësuesit special në atë kohë kur e ka vendos këtë sistem me qëllim të integrimit të serbëve në sistemin juridik dhe kushtetues të Kosovës.
“Në Kosovë çdo komunë ka komunë paralele, ka qenë mendimi i përfaqësuesit special atëherë që të bëhet një etnitet juridik duke i futur këta në mekanizmat kushtetues dhe ligjor për t’i eliminuar komunat paralele. Komunat paralele i kanë pas edhe organet e sigurisë të vetat, ta keni parasysh, me ka dy komuna kanë vepru, krejt ideja ka qenë që këta të integrohen në sistemin juridik dhe kushtetues tonin. Por, nëse bëhet dhe besoj që duhet të bëhet projekt statusi për Asociacion, ai duhet me pas në kontroll edhe të ketë kontroll politik dhe ushtarak përndryshe duhet me qenë garanci edhe ndërkombëtare se këta munden me vepru shkallë shkallë, ne i njohim shumë mirë, këta nuk mendojnë mirë këtu, mendojnë me marrë çka të mujnë dhe me destabilizu Koosvën”, deklaroi Kryeziu.