Kryeziu tregon afatin për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në rast se nuk zgjidhet Presidenti

Kryeziu tregon afatin për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në rast se nuk zgjidhet Presidenti

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë në “Pressing” të T7, se nëse nuk rizgjedhet Vjosa Osmani në krye të Presidencës, do të jetë aty deri më 5 prill.

Ai ka thënë se meqë 5 marsi është afati, dhe nuk zgjedhjet presidenti, zgjedhjet mbahen pas 45 ditëve.

“Në bazë të Kushtetutës shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, zgjedhjet janë 45 ditë prej momentit të shpalljes nga Presidenti”.

“Vjosa Osmani do të jetë në presidencë deri më 5 prill, me i shpall zgjedhjet e reja dhe pastaj largohet nga presidenca”, ka thënë ai. 

Related Articles