Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me situatën e krijuar në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur akuzat edhe ndaj amerikanëve.
Deputetja e VV’së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka lënë të kuptohet se ky vendim mund të jetë ndikuar nga faktorë të jashtëm, duke e përmendur ambasadoren amerikane në Kosovë, Annu Prattipati.
“E nderuara zonja Prattipati, nuk është mirë nëse i keni vizituar një ditë para se gjyqtarët e Kushtetueses të vetëposhtëroheshin me këtë njoftim për Aktgjykimin,” ka shkruar Kryeziu-Hyseni në një postim në Facebook.
Theksojmë se Gjykata ka nxjerr sot aktgjykimin e saj lidhur me situatën e krijuar në Kuvend.
Në njërën nga pikat e saj, Gjykata njofton se Avni Dehari, kryesues i seancës konstituive nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025.
Ajo gjithashtu ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të Republikës së Kosovës të mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025, duke kon