Kryhet një operacion kompleks me sukses në Shqipëri, reagon Edi Rama

Kryhet një operacion kompleks me sukses në Shqipëri, reagon Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se në QSUNT është kryer një operacion tepër kompleks, por me sukses, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postim në Facebook, ai ka thënë se ndërhyrja është kryer tek një paciente 29-vjeçare me një malformacion kongenital të rrallë (meningocele lumbare), e cila vuante për shkak të problemeve të rënda në lëvizshmëri dhe ndjeshmëri.

“Falë kontributit të neurokirurgut, Prof. Kita Sallabanda, që pas një karriere të shkëlqyer në Spanjë ka nisur të kontribuojë edhe në atdhe pranë QSUT, në bashkëpunim me mjekët e talentuar të kompleksit tonë qendror spitalor,  neurokirurgun Prof. Artur Xhumarin dhe kirurgun plastik-rikonstruktiv Prof. Nardi Kolën, operacioni i rrallë u realizua me sukses, duke i dhënë 29-vjeçares shansin e shumëpritur për një jetë më të mirë”, ka shkruar Rama. /Gazeta Enigma/

Related Articles