Kryqi i Kuq organizon punëtori për “Promovimin e Vlerave Humane” në Kosovë

Kryqi i Kuq organizon punëtori për “Promovimin e Vlerave Humane” në Kosovë

Për të dytin vit me radhë, Kryqi i Kuq po organizon një garë mes gjimnazeve për promovimin e vlerave humane, shkruan Gazeta “Enigma”.

Në këtë edicion, 15 shkolla po konkurrojnë me projekte që synojnë të fuqizojnë solidaritetin dhe ndërgjegjësimin shoqëror.

“Ky projekt tashmë është zgjeruar dhe realizohet në 15 shkolla të mesme në 13 komuna, duke përfshirë Prishtinën, Vushtrrinë, Fushë Kosovën, Podujevën, Obiliqin, Mitrovicën e Jugut, Ferizajn, Gjilanin, Gjakovën, Prizrenin, Shtimen, Drenasin dhe Malishevën”, thuhet në njoftimin e tyre.

Qëllimi i këtij projekti është përfshirja e të rinjve nga përkatësi të ndryshme etnike në projekte të përbashkëta që promovojnë mirëkuptimin, tolerancën, paqen, kulturën e dialogut dhe jo dhunën.

“Nxënësit kanë mundësi për të punuar në grupe dhe përmirësim i aftësive komunikuese; Zhvillimi i aftësive për zgjidhjen e problemeve shoqërore; Frymëzim për ndryshime personale dhe angazhim në aktivitete të dobishme; dhe Certifikime dhe letra rekomanduese për angazhimet e tyre”.

Kujtojmë se Gjimnazi “Sami Frashëri”, i cili ishte fitues i edicionit të parë është ndër shkollat pjesëmarrëse edhe këtë vit. Pas përfundimit të fazës përgatitore, nxënësit do të realizojnë katër projekte kryesore: dy me aksione në komunitet, një me aksion ndërkulturor dhe një tjetër me fokus në parandalimin e dhunës.

Këto projekte në këtë shkollë po zhvillohen nën udhëheqjen e Prof. Ganimete Hyseni Gashi dhe Prof. Arbenita Vokshi Dobruna.

Kjo iniciativë synon të angazhojë të rinjtë në aktivitete me ndikim pozitiv, duke i bërë ata faktorë të rëndësishëm në promovimin e humanizmit dhe solidaritetit në shoqëri. /Gazeta Enigma/

Related Articles