Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur pas takimit që ka pasur me presidentin francez, Emanuel Macron.
Para mediave, ai ka thënë se në takim është diskutuar për situatën në Kosovë si dhe për çështjen e dialogut.
“Ka gjëra për të cilat s’mund të flas. Folëm për situatën në Kosovë dhe raportet tona bilaterale. Në fillim të vitit të ardhshëm shpresoj që Macron ta vizitojë Serbinë”, tha ai.
Vuçiq u pyet nga gazetarët edhe për gjasat reale për një takim të tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa konfirmoi se i njëjti ka gjasë që të ndodhë, por se personalisht nuk beson se do të zhvillohet.
“Unë jam gjithmonë i gatshëm”.
Ai foli edhe për largimin e serbëve nga institucionet.
“Serbët qartë treguan në deklaratën e tyre se me çfarë kushtesh kthehen në institucione, mirëpo jemi shumë largë saj”, tha ai.
Vuçiq shtoi se Macronit ia solli edhe disa dokumente për targat.
“Unë ia tregova Emmanuel Macron-it. Ja, President, ja ku, shiko. A thotë: KS/RKS? Epo, po. Unë thjesht po e kërkoj, por nuk do ta japin sepse e kanë anuluar në mënyrë të njëanshme në 2020, sepse janë tabela neutrale ndaj statusit. Ne vetëm atë kërkojmë, vetëm atë që shkruhet. Vetëm se askush nuk shpik për ne atë që nuk shkruhet. Asgjë më shumë se kaq”, tha Vuçiq.