Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është kthyer në operim njësia B1.
KEK-u tha se janë sanuar me sukses defektet e paraqitura si dhe disa sanimet të tjera të domosdoshme në njësinë B1.
“Si rezultat, njësia B1 është rikthyer në operim në ora 04:32 të datës 17.08.2025. Falë përkushtimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona, rikthimi i njësisë u realizua në kohë të shkurtër, duke siguruar vazhdimësinë e prodhimit dhe duke përmirësuar aspektet mjedisore të operimit”, thuhet në reagim.
Njësia B1 është ndalur nga operimi në mesnatën e 14 gushtit, pasi sipas KEK-ut, ishte shfaqur nevoja për ndërhyrje në elektrofilterë dhe sanime të tjera të domosdoshme.