Kthehet qasja në internet dhe shërbime telefonike në Gaza

Kthehet qasja në internet dhe shërbime telefonike në Gaza

Qasja në internet dhe shërbime telefonike në Gaza është kthyer pas një ditë ndërprerjeje pothuajse totale, raportoi të dielën BBC-ja.

Detajet e asaj që ndodhi gjatë natës të së premtes mbeten ende të paqarta, kur bëhet fjalë për operacionin ushtarak të Izraelit dhe efektet që ai pati në terren, por u panë disa shpërthime të mëdha nga sulmet ajrore izraelite mbi Gaza.

Mbyllja totale në komunikimet në Gaza po kthehet dhe siç është raportuar, ndërprerja ka çuar në paralajmërime nga grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut se cilat mund të ishin efektet e saj në terren.

Kishte punonjës të ambulancës që nuk mund t’i përgjigjeshin urgjencave dhe njerëz të zakonshëm që nuk mund të merrnin në kontakt me të dashurit e tyre dhe të siguroheshin që ata janë ende gjallë.

Të shtunën kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se kjo do të ishte një luftë e gjatë dhe e vështirë, se tani është në një fazë të re – faza e dytë – dhe ai pret që të ketë më shumë operacione tokësore, ajrore dhe detare.

Ai e konsideroi këtë si një luftë për mbijetesën e Izraelit, për ekzistencën e tij dhe tha se Izraeli do të ishte fitimtar në fund.

Related Articles