Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Përshtatja” në Krujë.
Sipas njoftimit të policisë, një 24 vjeçar ka rënë në pranga pasi është zbuluar se kishte përshtatur për përdorim dhe tregtim të kokainës dhe të kanabisit, lokalin që kishte marrë me qira. Në pranga edhe një 35-vjeçar, kamarier i lokalit të përshtatur për këtë veprimtari kriminale.
Në hetim është edhe një 23-vjeçar, klient i lokalit, pasi u kap duke konsumuar lëndë narkotike.
Sipas njoftimit të policisë, janë sekuestruar katër qese farmaceutike me lëndë narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një pjatë porcelani, me mbetje të lëndës narkotike kokainë.