Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se pas alokimit të mjeteve nga ministria, kanë realizuar menjëherë pagesën ndaj Trafikut Urban.
Duke theksuar se rikthimi i shërbimit do të bëhet nesër, Rama u kërkoi falje qytetarëve për shqetësimin.
“Sot, sapo u alokuan mjetet nga Ministria, ne si komunë menjëherë realizuam pagesën ndaj Trafikut Urban. Nga nesër rikthehet shërbimi për qytetarët, të cilëve u kërkojmë ndjesë për shqetësimet”.
“Punëtorëve të Trafikut Urban u shprehim mirënjohje të veçantë për korrektësinë dhe për punën e palodhshme që e bëjnë çdo ditë për kryeqytetin tone”, shkroi ai.
