Opinionisti Vehbi Kajtazi, ka komentuar takimin e sontëm mes kryeministrit, Albin Kurti dhe liderit opozitar nga PDK, Memli Krasniqi.
Pas kësaj darke mes të dyja palëve, kryeministri Kurti, u pyet edhe për ndikimin e zgjedhjeve presidenciale amerikane, dhe Kajtazi pati një qëndrim për këtë në Rubikon.
Ai u shpreh se nëse pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në krye të Shtëpisë së Bardhë rikthehet republikani Donald Trump, do të ishte shumë e rëndë për Albin Kurtin.