Kthimi kah Kibla, reagon këshilli i xhamisë së Zhegrës, mohojnë se u falën gabimisht

Kthimi kah Kibla, reagon këshilli i xhamisë së Zhegrës, mohojnë se u falën gabimisht

U raportua se banorët e Zhegrës së Gjilanit, për disa dekada kur u falën e bën këtë gabimisht pasi nuk u kthyen kah kibla ashtu siç duhet për ritualin e faljes në islam.

Por në një reagim të Këshillit të Xhamisë së Zhegrës, ata po thonë diçka tjetër.

Sipas tyre, fakti se xhamia e vjetër nuk ka qenë e kthyer mirë në drejtim të kiblës, nuk ka qenë mosdije e hoxhallarëve të vjetër, por ka qenë mungesë e teknologjisë së sotme.

Bile, në reagim thuhet se, ndërtimi i xhamisë së re nuk ndërlidhet me ato të cilët janë dalë në opinion se kinse xhamia e re e Zhegrës u ndërtua për arsye se e vjetra nuk ka qenë e kthyer në drejtim të kiblës.

Sipas tyre, objekti i ri fetar po ndërtohet vetëm për arsye, se tek i vjetri kishin mungesë të hapsirës për të gjithë besimtarët dhe u duheshin hapësira përcjellëse për shërbime tjera fetare.

Ky është reagimi:

Reagim për ta njoftuar opinionin e gjerë,
Për lajmin e transmetuar nga Klan Kosova më datën 23.03.2023 lidhur me drejtimin të cilin është falur xhemati i xhamisë së Zhegrës.
Në intervistën e dhëne se Xhamia e vjetër e Zhegrës nuk ka qenë e kthyr mirë në drejtim të kiblës nuk ka qenë mosdije e hoxhallarëve të vjetër, por ka qenë mungesë e teknologjisë së sotme. Këshilli i xhamisë , komisoni për ndërtimin e xhamisë së re në Zhegër sqarojm opinioni publik se kthimi i xhamisë së re për ndonjë shkallë në të majtë në drejtim të kiblës kjo është bërë falë teknologjis më të re .
Ndërtimi i xhamisë së re nuk ndërlidhet me atë të cilët janë dalë në opinion se kinse xhamia e re e Zhegrës u ndërtua për arsye se e vjetra nuk ka qenë e kthyer në drejtim të kiblës . Xhamia re është ndërutuar në mungesë të hapsirës së xhamisë dhe hapsirave përcjellëse si për shembull, klasa për mësimbesim , hapsira për namazim e gjinisë femrore, bibloteka, morgu , dhoma e pritjes për nevoja të fshatit etj .
Fajësimi i hoxhallarëve të vjetër nuk qëndron sepse Zhegra për dekada të tëra mburret me imamët të cilët i shërbyen xhematit. Ata lanë gjurmë të mëdha në edukimin dhe unitetin që përpos që kryen shërbime fetare dhanë kontribut edhe në çështjen kombëtare që sot gëzojnë respekt jo vetëm në Zhegër por edhe në Karadak dhe Anamoravë .
Ndërsa sa i përket asaj se hoxha i ri e paska gjetë drejtimin e kiblës kjo nuk qëndron por drejtimi i kiblës është përcaktuar në bazë të instrumenve dhe teknologjisë më të re gjatë vendosjes së themeleve të Xhamis së re .
Ne ju bëjmë me dije dhe ju japim sqarime plotësuese për lajmin e edituar të Klan Kosovës të transmetuar për xhaminë e Zhegrës . Ne jemi të hapur dhe për çdo eventualitet , dhe në çdo kohë do të ju pergjigjemi dhe do të informoheni për gjithçka rreth këtij rasti .
Besimtarë të nderuar, vllezër dhe motra jemi ne muajim e madhërishem të Ramazanit, ju dëshirojmë agjerim të lehtë . Ky muaj është shum i begatshëm dhe forcon besimin tonë ndaj Krijuesit .
Me rrespekt Këshilli i Xhamisë së Zhegrës

Related Articles