Presidenti rus është ‘zhdukur nga qarkullimi’ duke shtuar dyshimet rreth asaj që mund të ndodhë në Rusi para fundit të vitit.
Këto dyshime nisën pasi zëdhënësi i Putinit lajmëroi se nuk do të ishte i pranishëm në 2 ngjarjet kryesore të fundvitit të cilat kanë shërbyer vazhdimisht si mjete kryesore të përforcimit të besimit popullor ndaj propagandës së Kremlinit.
Kjo vjen pasi konferenca vjetore për shtyp e Putinit u anulua së bashku me “bisedën e tij vjetore me popullin” – një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh që mund të zgjasë më shumë se katër orë.-
Të dyja ngjarjet, të cilat transmetohen drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror rus, janë elemente jetike të portretizimit të Putinit nga Kremlini si një figurë e plotfuqishme dhe ‘babai i kombit’.
Nga ana tjetër, analisti politik dhe ish-shkruesi i fjalimeve të Putin tashmë i bazuar në Izrael, Abbas Gallyamov, citoi javën e shkuar një burim të Kremlinit i cili tha se Putini do të arratisej në Argjentinë ose Venezuelë, nëse do të ekzistonte një kërcënim serioz se ai mund të rrëzohej. Plani besohet të jetë i koduar me emrin “Arka e Noes”.
“Rrethi i afërt i Putinit nuk e ka përjashtuar që ai mund ta humbasë luftën, të hiqet nga pushteti dhe të duhet të evakuohet urgjentisht diku”, shkroi Gallyamov në Telegram.
Igor Sechin, kreu i Rosneft, një kompani shtetërore e naftës, thuhet se po mbikëqyr rregullimet për një arratisje të mundshme në Venezuelë.
Ai është një nga aleatët më të ngushtë të Putinit dhe mendohet se ka një marrëdhënie të ngushtë me Nicolas Maduro, udhëheqësin venezuelian.
Pak dihet për planin e supozuar për të evakuuar Putinin në Argjentinë, nëse regjimi i tij bie.