Kualifikueset për botërorin “Qatar 2022”, ndeshje të zjarrta për vendin e parë në grupe

Kualifikueset për botërorin “Qatar 2022”, ndeshje të zjarrta për vendin e parë në grupe

Të dielën zhvillohen ndeshjet e xhiros së fundit kualifikuese për “Qatar 2022” në grupet A, B, H dhe J nga zona europiane, shkruan Gazeta Enigma.

Ndeshjet Portugali – Serbi, grupi A; Spanjë – Suedi, grupi B dhe Kroaci – Russi grupi H, janë ndeshje ‘për jetë o vdekje’, pasi pikërisht në ndeshjet e fundit të ndërsjella përcaktohen ekipet kombëtare që do të kualifikohen për Kupën e Botës.

Në grupin A pa dyshim se ndeshje e rëndësisë veçantë është ajo që zhvillohet në mes të Portugalisë e Serbisë, përfaqësuese këto që luftojnë pë pozitën e parë në grup, që i shpie drejtpërdrejtë në Kupën e Botës.

Për këtë ndeshje ka interesim të jashtëzakonshëm sipas mediave, si në Serbi ashtu edhe në Portugali.

Portugezët përfundojnë në pozitën e parë edhe nëse barazojnë, ndaj do ta kenë më të lehtë të ndjekin dy rezultate në takim, fitore e barazim.

Në anën tjetër, përmes mediave në Serbi mësohet se shteti fiqnjë i ka kushtuar rëndësi të madhe kësaj ndeshje prej javësh me një fushatë të theksuar promocionale gjithëpërfshirëse.

Mësohet poashtu se është përfshirë edhe vet presidenti Serb së fundi, i cili me angazhimin e drejtpërdrejtë ka ofruar një bonus shtesë prej 1 milonë Euro për lojtarët nëse mundin Portugalinë në Lisbonë dhe kualifikohen në Kupën e Botës.

Në kuadër të Grupit B zhvillohen poashtu takimet e fundit në grup, ku spikatë padyshim ndeshja për pozitën e parë në mes të Spanjës dhe Suedisë.

Marrë parasysh gjendjen aktuale në tabelë, Suedia për të siguruar pozitën e pare, domosdoshmërisht duhet të shënoj fitore si mysafire, ndërsa Spanjes i mjafton edhe barazimi.

Në këtë grup edhe ndeshja Greqi – Kosovë pritet me interesim, sidomos për aderuesit e futbollit nga Kosova, të etshëm për suksese ndërkombëtare të ekipit Kombëtar.

Ndeshja zhvillohet në Selanik dhe pritet të jetë një dramë e madhe deri në fund pasi të dy ekipet do të luajnë pa kalkulime dhe pa barrën e domosdosë së fitores.

Në grupin H ndeshja më interesante është ajo në mes të Kroacisë dhe Rusisë, e cila përcakton ekipin kombëtar që do të kualifikohet drejtpërdrejtë, pasi Russia ka 22 pikë në pozitën të renditjes tabelare kurse Kroacia ka tubuar deri më tani 20 pikë dhe vetëm fitorja i siguron kualifikimin në botërorin e Katarit.

Dy ndeshjet tjera Malta – Sllovakia dhe Sllovenia – Qipro, nuk kanë rëndësi sa i përket plasmanit përfundimtar pasi të gjitha këto ekipe përfaqësuese janë përshëndetur kaherë nga një kualifikim i mundshëm.

Të dielën zhvillohen edhe ndeshjet e grupit J, Armeni – Gjermani, Lihtenshtajn – Romani dhe Maqedoni e Veriut – Islandë.

Këto ndeshje pak kanë rëndësi dhe më shumë zhvillohen për prestigj pasi lideri i grupit është përcaktuar kaherë.

Ajo është Gjermania e cila kryeson bindshëm, ndërsa lufta e vetme që do të zhvillohet është ajo për pozitën e dytë ku janë të përfshira tri ekipe kombëtare, Maqedonia e veriut, Romania dhe Armenia. /Gazeta Enigma/

Related Articles