Kuc: Ndaj Dritës duam fitore, objektivi është titulli i tretë radhazi

Kuc: Ndaj Dritës duam fitore, objektivi është titulli i tretë radhazi

Te ekipi suharekas optimizmi është i lartë në anën e tyre, pasi edhe kapiteni i tyre Edvin Kuç për Radio Dukagjinin tha se janë të etur të marrin fitore

Kampioni në fuqi, Ballkani të mërkurën luan ndeshjen kryesore të javës së 21 të Superligës në futboll, si mysafire e Dritës.

Te ekipi suharekas optimizmi është i lartë në anën e tyre, pasi edhe kapiteni i tyre Edvin Kuç për Radio Dukagjinin tha se janë të etur të marrin fitore. Kuç tha se opsioni i tyre është fitorja, derisa qëllimi i tyre i këtij sezoni është të dalin kampion përherë të tretë radhazi.

“Ne shkojmë me fitu. Futbolli nuk ka garanci, por unë si kapiten bashkë me lojtarë premtoi se do të bëjmë maksimumin për të nxjerrë pikë ndaj Dritës. Kemi pasur problem me lëndime, por nesër ndaj Dritës jemi të kompletuar. Ne shpresojmë të mos kemi më lëndime dhe ta ruajmë diferencën e pikëve dhe të jemi kampion për vitin e tretë radhazi”, tha Edvin Kuç.

Ndeshja mes Dritës dhe Ballkanit luhet në stadiumin sintetik në Gjilan me fillim nga ora 13:00.

Related Articles