Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, gjatë një interviste është shprehur mbi qasjen e Kosovës me aleatët, në veçanti me SHBA-të.
Kuçi tha se Kosova duhet të ketë kujdes në raport me aleatët, pasi sipas tij, për dallim nga Serbia, ne nuk kemi alternativa.
“Kosova deri këtu nuk është vetëm punë e mirënjohjes përballë Perëndimit, është punë e qëndrueshmërisë sonë. Edhe në të ardhmen korrektimi ynë, politika jonë me Perëndimin, unë e di dhe jam i vetëdijshëm, bashkë besoj edhe qytetarët tanë, ambiciet tona janë më të mëdha se që i ka Perëndimi për Kosovën, dhe unë mendoj se sot kemi një pozicion të tillë që Perëndimi po e quan prapë kompromis, ky kompromis po kërkohet nga miqtë tanë.”
“Serbia po sillet sikur fëmijë i prindërve të divorcuar, nganjëherë me Rusinë nganjëherë më anën tjetër, por ne e kemi vetëm një alternativë, ne e kemi një pjesë të botës që e udhëheqë SHBA-ja që janë tregu shumë miq me ne, besoj që edhe në të ardhmen janë njëjtë që po na kërkojnë një kompromis, në anën tjetër e kemi botën tjetër që kompromisin e kërkojnë në tërësi, Serbia ka aleatë që bëjnë çka u thotë Serbia, ne kemi aleatë që ne duhet të bëjmë çka na kërkojnë ata dhe unë e di që ka pak frustrim, por duhet të kemi kujdes se cili është rezultati final”, është shprehur Kuçi në Rubikon të Klan Kosovës, transmeton Gazeta Enigma.