Mbrëmë në Kuçovë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, ku është plagosur një 45-vjeçar.
Mësohet se pas një konfikli, ai është qëlluar nga shoku i tij.
“Ngjarja ka ndodhur në banesën e autorit, ndërsa pak para plagosjes ata kanë qenë së bashku duke konsumuar alkool e më pas janë konfliktuar për motive të dobëta dhe shoku ka qëlluar me armë zjarri”.
Bëhet e ditur se 45-vjeçari është larguar 200 metra nga banesa ku ndodhi ngjarja, e më pas ka humbur ndjenjat.
Ai është gjetur i shtrirë në rrugë nga kalimtarët e rastit, të cilët e kanë dërguar në spital, ndërkaq gjendja e tij ende nuk dihet, derisa policia po merret me rastin./TCH