Derisa kroatët, të cilët nga 1 janari hynë në Schengen, po mësohen me euron si monedhë të re të tyre, tashmë mashtrimet e para kanë filluar t’i ndjekin qytetarët e pakujdesshëm.
Një nga mashtrimet më të zakonshme për të cilin paralajmërojnë edhe vendet e tjera evropiane është falsifikimi i Lirës turke, e cila është shumë e ngjashme me monedhën e një euro.
Kini kujdes, vlera midis këtyre dy monedhave është shumë e madhe. Një lire turke vlen vetëm 0.05 euro.
Ky është mashtrimi më i zakonshëm që është regjistruar në shumë vende evropiane në vitet e fundit, veçanërisht në destinacionet turistike, dhe policia britanike ka paralajmëruar për këtë qytetarët e saj që udhëtojnë në Spanjë.