Këtë të diel u shënua 23-vjetori i masakrës në tregun e Mitrovicës.
Atë kohë, forcat serbe sulmuan me minahedhës derisa tregu ishte përplot me njerëz, ndërsa si pasojë mbetën të vdekur shtatë qytetarë dhe 128 u plagosën. Në mesin e të cilëve kishte gra e fëmijë.
Të plagosurit në atë kohë morën tretman mjekësor në spitalin i cili gjendej në pjesën veriore të qytetit.
Homazhe të dielën bëri nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri dhe deputeti Armend Muja./Gazeta Enigma/