Kulla e Heroit të Kosovës, Ismet Rrahmani, ka një javë që ka mbetur pa energji elektrike.
Kjo për faktin se për katër vjet, rryma nuk ishte paguar fare.
Shpenzimet prej ditës së inaugurimit, hipen në afro një mijë e 500 euro, njofton Klan Kosova.
“Nuk jam me harxhu rrymë, por për tri drita me ardh kjo shumë e madhe, është e pabesueshme”, tha Ramushi, i vëllai.
Kulla u inaugurua më 22 prill të vitit 2017, si investim nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Skenderajt.
Zyrtarët të kësaj të fundit thanë se janë në dijeni për këtë, porse nuk kanë kompetencë dhe buxhet për të vepruar.
Klan Kosova pyeti edhe Ministrinë e Kulturës se përse nuk u pagua rryma, por nuk mori kurrfarë përgjigje.