Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qenë I ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës gjatë periudhës së vitit 2025 kur kishte krizë institucionale.
Rrjedhimsht, ai ka thënë se shpërndarja e Kuvendit ka qenë anti-kushtetuese, kështu kemi pasur edhe zgjedhje anti-kushtetuese
“Kur futesh në veprime anti-kushtetuese, kulmi është shpërndarja e Parlamentit. Presidentja e Kosovës me shkelje të kushtetutes ia ka marrë mandatin 120 deputetëve, e ka dërgu vendin në zgjedhje dhe kemi pasur zgjedhje anti-kushtetuese”.
