Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kumanovë ku një 46-vjeçar ka vrarë me thikë gruan dhe nënën e saj dhe më pas ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga pallati ku banonte.
Autori është dërguar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Sipas mediave, autori është denoncuar disa herë për dhunë në familje.
Çifti kishte dy fëmijë të mitur. Autoritetet maqedonase po hetojnë shkaqet e ngjarjes.
“Rreth orës 14:25 në bazë të kallëzimit të pranuar, në një banesë në Kumanovë, zyrtarët policorë kanë gjetur të vdekura 40 vjeçaren E.A.J (40) nga Kumanova dhe nënën e saj P.N, të cilat paraprakisht janë vrarë me thikë nga 46 vjeçari D.J nga Kumanova (bashkëshorti i E.A.J). Më pas D.J ka plagosur veten dhe është hedhur nga dritarja. D.J është transferuar në spitalin e Kumanovës, ku edhe ka ndërruar jetë”, njofton MPB.