Roma është e njohur për gjaknxehtësinë në fushën e lojës, por këtë herë protagonist, për keq, ka qenë mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.
Në minutën e 27’ të miqësores me Sporting, kur arbitri po vendoste pikën për penalltin dhe sulmuesi i portugezëve, Edward ndodhej pranë tij Kumbulla i afrohet dhe nis një përplasje me të.
Ndërkohë që lojtarët e tjerë afrohen për të qetësuar situatën ajo që bie në sy është reagimi i pankinës.
Jose Mourinho me duart në xhep, ecën në drejtim të Ruben Amorimit, ish-lojtar dhe trajner i Sportingut, duke buzëqeshur.
Në fund, pas këtij episodi, Sportingu fitoi ndaj Romës me rezultatin 3-2, në një ndeshje që vetëm si miqësore nuk u duk./SS