Sot në Gjykatën Speciale do të mbahet seanca kundër ish komandatit të UÇK-së Pjetër Shalës.
Para seancës së sotme, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dërguar parashtresat e saja mbi çështjet që pritet të diskutohen sot.
“Për më tepër, ZPS u mbështet te katër (4) dëshmitarë për qëllime të Aktakuzës së Konfirmuar dhe synon të mbështetet përsëri tek ata për gjykim. SPO aktualisht parashikon shtimin e përafërsisht tetë (8) dëshmitarëve të tjerë te lista për gjykim, megjithëse numri përfundimtar i dëshmitarëve mund të ndryshojë, varësisht nga rezultati i hapave të mbetur hetues”, thuhet në parashtresën e Prokurorisë.
Pjetër Shala ishte arrestuar më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestimit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Gjykata Speciale.