Sot po mbahet seanca gjyqësore për postimin, që po cilësohet si kërcënues, të Faton Klinakut karshi kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Kurti, për çudi, sot është paraqitur në Gjykatën Themelore
Në lidhje me paraqitjen e Kurtit, ka reguar deputeti i PDK-së, Artan Behrami.
Ai ka thënë se Kurti është gjithmonë i gatshëm të dëshmojë në gjykatë kundër njerëzve të UÇK-së.
“Kundër njerëzve të UÇK-së, Albin Kurti gjithmonë është i gatshëm të dëshmojë në gjykatë Për afera korruptive, për të amnistuar krimet ekonomike, nuk i përgjigjet drejtësisë!”, shkroi Behrami, duke aluduar në lidhje me skandalin e rezervave shtetërore, ku kryeministri në detyrë po refuzon të shkoj të dëshmoj në Prokurorinë Speciale.