Kundërshtari i Vuçiqit në Beograd kërkon unitet: Do të ketë presion për ta njohur Kosovën

Kundërshtari i Vuçiqit në Beograd kërkon unitet: Do të ketë presion për ta njohur Kosovën

Kryetari i Dveri, partisë së ekstremit të djathtë në Beograd, Boshko Obradoviq pret që Serbia të vihet para një presioni të madh për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Ai ka bërë thirrje për “bashkim kombëtar” dhe mosndarje partiake.

“Ky unitet i ri kombëtar mund të arrihet vetëm rreth një politike të re, sepse politika aktuale e qeverisë aktuale ndaj Kosovës është shembur dhe duhet ndryshuar”, ka thënë Obradoviq, raportojnë mediat serbe.

Ai e kritikon presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për qasjen në raport me Kosovën. Për këtë, ai kërkon një “marrëveshje kombëtare” që përfshin Kuvendin e Serbisë, serbët nga Kosova, Kishën Ortodokse Serbe e Akademinë serbe të Shkencave.

Related Articles