Kundërshtoi policinë dhe drejtoi makinën e dehur – Kosovarja arrestohet në Tiranë

Kundërshtoi policinë dhe drejtoi makinën e dehur – Kosovarja arrestohet në Tiranë

Kosovarja A. P., 30 vjeçe nga Prishtina, u arrestua në flagrancë nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 në Tiranë, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas policisë ajo kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë gjatë një kontrolli ndaj vëllait të saj, i cili dyshohej se drejtonte automjet nën efektin e alkoolit.

Ndërsa testi i alkoolit për 30-vjeçaren rezultoi 0.38 mg/l. Gjatë qëndrimit në ambientet e komisariatit, ajo goditi dhe thyeu xhamin e dhomës së shoqërimit.

A. P. u arrestua për kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë, shkatërrim prone dhe drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt. Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Related Articles