Sot shënohet 26-vjetori i Epopesë së UÇK-së, ku me këtë rast, Kuvendi është duke mbajtur një seancë solmne, raporton Gazeta “Enigma”.
Seanca solemne po mbahet për nder të flijimit të Adem Jasharit dhe familjes së tij.
Në Kuvend janë të pranishëm edhe presidetja e vendit Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe Rifat Jashari.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjuca, në fjalën e tij në seancën solemne për shënimin e 26 – vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai foli për sakrificën e familjes Jashari, luftën e UÇK-së dhe çlirimin e Kosovës
“Vjen një pikë kur liria bëhet e barabartë me ekzistencën. Sakrifica madhështore e Jasharëve na ka ngritur kombëtarisht, në nivelin më të lartë të krenarisë. U sakrifikuan kolektivisht në luftën e drejtë për liri. E zbatuan parimin ideal të jetës”, tha Konjufca.
Tutje ai tha se “siç thoshte Hamza, ne do të jemi këtu sepse nuk kemi ku të shkojmë. Rënia heroike e Jasharëve i dha jetë UÇK-Së, kurse ushtria e Kosovës e njehsuar me popullin e çliroi atdheun tonë nga Serbia. Pavarësia e shtetit tonë është rezultat i këtij procesi”.
“Druaj nëse vërtetë mund t’i dalim hakut heroizmit të tyre. Një gjë sigurt e di, sa është i sigurt edhe gjaku i tyre se sa të ketë komb shqiptar mbi dhe, secili do të vijë në Prekaz e do të frymëzohet aty ku u ngjiz liria” – tha Konjufca. /GAZETA ENIGMA/