Kunushevci për reagimin shoqëror ndaj vrasjeve në Kosovë: Shpërthejmë, e pastaj e harrojmë

Kunushevci për reagimin shoqëror ndaj vrasjeve në Kosovë: Shpërthejmë, e pastaj e harrojmë

Sociologu Labinot Kunushevci në një deklaratë për media ka folur për rastet e shpeshta të dhunës dhe vrasjeve këto ditë në vend, raporton Gazeta “Enigma”.

Konushevci tutje ka deklaruar se njerëzit nuk lindin të dhunshëm, por të tillë i bën sistemi i vlerave i një shoqërie.

“Njerëzit nuk lindin të dhunshëm. Shoqëritë në një sistem të brishtë të vlerave prodhojnë kriminelë, ndërsa shoqëritë me sistem të shëndoshë të vlerave arrijnë t’i disiplinojnë kriminelët, edhe t’i ndëshkojnë natyrisht në mënyra të pakompromis, siç thashë më herët në referencë të Kodit Penal…por edhe për t’i riintegruar ata në shoqëri, sepse nuk ka kuptim t’i kryqëzojmë dhe demonizojmë kriminelët, por t’i identifikojmë shkaqet, sepse ne merremi vetëm me pasoja, me statistika apo me dhimbje të cilat kalojnë brenda pak ditësh, sepse jemi një shoqëri që funksionojmë me psikologjinë e turmës; na udhëheq instinkti dhe jo racionaliteti.”, ka thënë Kunushevci në Edicionin Special.

Sipas tij, shoqëria kosovare nuk ka strategji si ta luftojë dhunën, por ka vetëm reagime momentale emocionale, duke e flakur pastaj rastin në harresë.

“…dhe ne jemi shumë entuziastë, shumë emocionalë, shpërthejmë, e pastaj e harrojmë. Reagimi ynë nuk është i matur, është më shumë një reaksion i momentit sesa që përnjëmend kemi ndonjë strategji sesi të luftojmë dhunën”.

Related Articles