Kupa e Kosovës, mësohet data e hedhjes së shortit për katër skuadrat gjysmëfinaliste

Kupa e Kosovës, mësohet data e hedhjes së shortit për katër skuadrat gjysmëfinaliste

Është mësuar data për tërheqjen e shortit të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës për edicionin 2023-24.

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se shorti i gjysmëfinaleve do të hidhet këtë të premte në ora 13:00.

Kujtojmë se në gjysmëfinale ndodhen Ballkani, Drita, Prishtina dhe Suhareka.

Në këtë fazë, ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje. /Gazeta Enigma/

Related Articles