“Kur Jasharët luftonin, LDK mbante zgjedhje demokratike” – Kadaj-Bujupi dhe Syla përfshihen në debat

“Kur Jasharët luftonin, LDK mbante zgjedhje demokratike” – Kadaj-Bujupi dhe Syla përfshihen në debat

Në studion e emisionit Pressing  në T7 po analizohet roli i LDK-së në politikën e sotme me gjithë zhvillimet që po ndodhin në Kosovë dhe hsitorinë e saj, raporton Gazeta Enigma.

Gazetari Valon Syla tha se LDK ka qenë ndër partitë që kanë bërë më së shumti për bizneset e Kosovës.

“Vetem dy qeveri janë me të cilat janë të kënaqura të gjitha bizneset dhe njerëzit që dijnë për ekonominë e Kosovë. Qeveria Thaçi 2 dhe qeveritë e Isa Mustafës dhe Avdullah Hotit”, tha ai.

“LDK ka rolin historik edhe në kohën para luftës”, shtoi ai.

Këtu ndërhyri analistja Donika Kadaj Bujupi që tha se në kohë të luftës, LDK organizoi zgjedhje të cilat i cilësoi “demokratike”.

“Kur Jasharët luftonin, LDK mbante zgjedhje demokratike”, tha ajo.

Syla këtu e pranoi se LDK kishte bërë gabim.

“Gabim fatal është ai. Nuk dua të kthehem aty”, tha ai. 

Related Articles