Theren me thikë dy të mitur në Lipjan, pësojnë lëndime të rënda trupore

Theren me thikë dy të mitur në Lipjan, pësojnë lëndime të rënda trupore

Një therje me thikë ka ndodhur mes disa të rinjëve në Lipjan.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se dy të mitur janë therur me thikë nga një bashkëmoshatar, duke pësuar kështu lëndime të rënda trupore, për çka janë dërguar më urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sinjali mëson se dy të miturit që u sulmuan me thikë janë nga fshati Resinovc i Lipjanit, kurse i dyshuari është nga një fshat tjetër, i cili tashmë ndodhet në prangat e Policisë.

Posa rasti është raportuar, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë, ku kanë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ndaj të dyshuarit, në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë’.

Related Articles