Kur jeni të obliguar ta vendosni maskën?

Kur jeni të obliguar ta vendosni maskën?

Qeveria e Kosovës këtë të premtë ka miratuar masat e reja me qëllim të parandalimit të pandemisë, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Sipas vendimit të Qeverisë me qëllim të mbrojtjes nga COVID-19, qytëtarët obligohen të bartin maskën në të gjitha rastet, përveç gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes, gjatë vrapit, çiklizmit dhe ushtrimeve fizike, gjatë ngrënies apo pijes.

Kujtojmë se  kufizimi i lëvizjes do të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00, për dallim që deri tash niste nga ora 00:00.

Vendimi hyn në fuqi më 22 janar 2022, dhe vlen deri më datën 4 shkurt 2022./Gazeta Enigma/

Related Articles