Kur mbyllet edicioni 2020/2021 në Superligë, Ligën e Parë e kur luhet Finalja e Kupës

Kur mbyllet edicioni 2020/2021 në Superligë, Ligën e Parë e kur luhet Finalja e Kupës

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi në futbollin  e Kosovës.

Temë e ditës ishte edhe data e përfundimit të edicionit 2020/2. Kampionati do të përfundojë në Superligë më 23 maj, ndërsa në Ligën e parë më 15 maj 2021. Finalja e Kupës së Kosovës mes Dukagjinit dhe Llapit do të zhvillohet me 12 maj, në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

KE shqyrtoi edhe  kohën e përfundimit të kampionatit dhe caktoi datat e ndeshjeve të barazhit dhe finales së Kupës së Kosovës. Kampionati do të përfundojë në Superligë më 23 maj, ndërsa në Ligën e parë më 15 maj 2021. Ndeshjet e barazhit në Ligën e parë dy vendet e dyta të Grupit A dhe B do të zhvillohen më 22 maj 2021. Ndërsa, barazhi i Superligës, ku vendi i 8-të do të zhvillojë ndeshje me fituesin e barazhit të Ligës së Parë, do të luhet më 29 maj. Ndërkaq, finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet më 12 maj, në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.”, thuhet ne njoftim.

Related Articles