Premierliga e ka akuzuar Manchester Cityn për shkelje të shumta të rregullave financiare dhe të tjera gjatë një periudhe nëntëvjeçare nga 2009-2018 dhe më pas dështimin për të bashkëpunuar me një hetim që zgjati për katër vite.
Në total ka 32 akuza të veçanta që shtojnë deri në 113 shkelje të pretenduara të rregullave të ligës.
Me fjalë të thjeshta, klubi akuzohet se nuk ka dhënë “informacion të saktë financiar” që jep një pamje “të vërtetë dhe të drejtë” në lidhje me të ardhurat e Cityt, pagesat aktuale të pagave për lojtarët dhe marrëveshjet e stafit drejtues me sponsorët.
Drejtuesit ligjorë të Ligës besojnë se City fshehu burimin e vërtetë të të ardhurave të tyre duke pretenduar se ato ishin nga sponsorët, kur në fakt ata ishin financuar nga pronarët e klubit Abu Dabi.
Por, kur pritet të merrte vendimi final?
Kjo është ende e paqartë, por do të ketë presion të madh mbi Ligën Premier që të mbajë seancën me shpejtësi dhe të shpallë rezultatin përpara fundit të sezonit.
City do të kishte të drejtën e apelimit, por vetëm në një panel apeli të Ligës Premier dhe jo, këtë herë, në CAS.
Kështu, gjasa janë të mëdha që City të dënohet me heqje pikës, ndalim transferimesh për disa vite dhe gjoba të tjera me të holla. /