“Kur ta don, ta don” | Klubi i ‘panjohur’ nga Ekuadori do të fitojë 27 milionë euro nga shitja e Caicedos tek Chelsea

“Kur ta don, ta don” | Klubi i ‘panjohur’ nga Ekuadori do të fitojë 27 milionë euro nga shitja e Caicedos tek Chelsea

Moises Caicedo, mesfushori i shkëlqyer i Brightonit, është kthyer në historinë më të madhe të afatit kalimtar. Pas ofertave të stuhishme të Liverpool-it dhe Chelsea-t, ai vendosi për këtë të fundit, i cili do t’i paguajë Brighton-it një rekord prej 115 milionë paund ose më shumë se 133 milionë euro për të.

Në vetëm 21 vjeç dhe pas vetëm 45 ndeshjesh, ai u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e Anglisë.

Deri më tani, rekordin e mbante Enzo Fernandez, të cilin Chelsea e pagoi 107 milionë funte verën e kaluar dhe në vendin e tretë ra Jack Grealish, për të cilin Manchester City i pagoi 100 milionë funte Aston Villas dy vite më parë.

Brightoni për lojtarin që pagoi 5 milionë euro në dimrin e 2021, dy vjet e gjysmë më vonë merr 128 milionë euro më shumë. Historia e Caicedo është kinematografike. Pas vetëm gjashtë muajsh në Brighton, ai u dërgua në huazim te Beerschot. Aty qëndroi mezi gjysmë viti dhe nga klubi që ra nga liga e parë belge, u kthye në Brighton në fillim të vitit të kaluar sepse anglezët mbetën pa mesfushor. Këtu filloi ngritja meteorike e të riut Caicedo.

Por kjo nuk është pjesa më e mirë e ‘përrallës Caicedo’. Pjesa më efektive e tij i përket Independiente del Valle. Edhe nëse je një njohës më i mirë i futbollit, duhet ta kërkoje në “Google” këtë klub.

Ky klub do të marrë 27 milionë euro nga transferimi rekord i Caicedo, shkak se zotërojnë përqindje në kartonin e tij.

Ky klub e kishte shitur për 5 milionë euro Caicedon, por tani ata marrin pothuajse gjashtë herë më shumë nga komisioni. Pra, Independiente del Valle vendosi një klauzolë 20 për qind në kontratën me Brighton për rishitjen e Caicedo dhe tani po thyen rekordin. Për një lojtar që ka luajtur vetëm 31 ndeshje për klubin, ai merr një komision fenomenal prej 27 milionë euro.

Related Articles